Një 61-vjeçar është gjetur i vdekur në mjetin e tij, pasi është asfiksuar.
Burime nga policia bëjnë me dije se shtetasi H. M, i moshës 61 vjeç, punonjës roje në një objekt privat është gjetur pa jetë në mjetin “Volksvagen”.
Në mjet u gjet po ashtu një mangall me prush, gjë që mund të ketë shkaktuar asfiksimin e 61-vjeçarit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 24.01.2018, në rrugën “Liman Kaba”, në një kompleks privat, në mjetin tip “Volksvagen” është gjetur i vdekur shtetasi H.M, (roje objekti privat) vjeç 61, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera dyshohet se vdekja ka ardhur nga asfiksia, pasi në mjet është gjetur një mangall me prush dhe hi. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vdekje aksidentale.





