Një shqiptar ka mbetur i plagosur në aksidentin tragjik të ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Milano, ku një tren doli nga shinat duke shkaktuar 3 viktima dhe dhjetëra të plagosur.
43-vjeçari i quajtur Gjon, ishte udhëtar në tren kur ndodhi aksidenti. Ai u dëmtua lehtë në gjoks dhe u transportua në spitalin “Niguarda” në Milano.
Për mediet italiane, shqiptari ka rrëfyer momentet e panikut, që kaluan të gjithë pasagjerët:
“Ndonjë km para përplasjes u dëgjua një zhurmë, diçka u thye me siguri. Fluturuam jashtë bashkë me sediljet. Pas aksidentit, ndihmova dy persona për të zbritur nga treni. Dëgjova britma, zhurma. Kuptuam që treni nuk frenonte më dhe kishte dalë nga binarët. Dy vagona ishin pa drita. Kam 15 vite që marr atë tren. Treni lëvizte mbi gurë”, tha 43-vjeçari shqiptar.





