Një 36-vjeçar është arrestuar pasi i janë gjetur 15 kallëpe tritoli në ambjentet përreth banesës së tij. Personi i arrestuar është identifikuar me emrin Niko. K,  36 vjeç, banues në fshatin  Gajtan i Sipërm, Shkodër,

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 15 copë kallëp të dyshuar tritol, si dhe 15 metra  fitil zjarrpërcjellës.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale  "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit",  parashikuar nga neni 278, i Kodit Penal.