Presidenti rus Vladimir Putin zgjodhi Ankaranë për të shprehur qartë qëndrimin e tij kundër njohjes nga Shtetet e Bashkuara të Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit. Shefi i Kremlinit shprehu qëndrimin e unifikuar me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, gjatë një konference të përbashkët për shtyp.

Ndërsa presidenti turk akuzoi ashpër Izraelin për vrasjet e e disa protestuesve palestinezë.

Izraeli i sheh zhvillimet e fundit si një mundësi për të shtuar presionin dhe dhunën kundër palestinezëve. Është i pamundur injorimi i këtyre vrasjeve për këdo që ka ndërgjegje, moral dhe parime”,- tha Erdogan.

Megjithëse Trump nuk ka gjetur mbështetjen e asnjërit prej aleatëve në çështjen e Jeruzalemit, analistët e shohin pozicionimin e Erdoganit krah Putinit për këtë çështje si një tjetër sinjal të ftohjes së Turqisë me partnerët perëndimorë. Brenda kësaj jave, Rusia përfundon procesin e transferimit të sistemit të mbrojtjes raketore S-400 në Turqinë partnere të NATO-s, një marrëveshje e nënshkruar rreth një vit më parë.