Pas 105 vjet po festojmë pavarësinë, pavarësi që në fakt nuk na hyri shumë në punë. Ta mendosh, pas 105 vjetësh nuk kemi zgjidhur akoma çështjen e pronës: për më tepër kemi shkatërruar territorin jo vetëm me ndërtimet pa leje, kemi shkatërruar lumenj, pyje etj.
Kemi abuzuar me pasuritë natyrore, shumicën e të cilave nuk i menaxhuam dot dhe i vumë në eficencë vetëm duke ja dhënë privatit që merr 95 dhe i kthen 5 për qind këtij vendi.
Nuk kemi nevojë për pushtues, i krijojmë vete kolonizatorët: çfarë janë të famshmet PPP apo koncesionet pa logjikë. Thërrasim në ndihmë FBI të na luftoje krimin dhe drejtësinë po i lëmë të huajve.
Atëherë kam një pyetje: për çfarë na duhet pavarësia, për çfarë na duhen simbolet: vetëm për të brohoritur për kombëtaren e futbollit dhe për t'u mburrur që ai që shpiku viagrën është shqiptar?
Që ta gëzojmë pavarësinë nuk kemi nevoje vetëm për ndërrim pushtetesh apo qoftë dhe ndërrim elitash, kemi nevoje për një rend të ri ekonomik dhe shoqëror.
Nejse, hajde gëzuar Pavarësinë që nuk na hyri në punë.
Nga Andi Bejtja