Policia e Durrësit ka vënë në pranga një djalë 19-vjeçar në kërkim për vjedhje.

Një ditë më parë, më 25 nëntor, në orën 08:48, u bë i mundur ndalimi i shtetasit në kërkim E. D., vjeç 19, banues në Durrës.

Sipas informacioneve zyrtare të policisë, ai është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me 9 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”.