Një aksident ka ndodhur pak më parë në aksin Burrel-Klos, me pasojë plagosjen rëndë të një 13-vjeçari.

Mësohet se në timon ka qenë vetë fëmija 13-vjeçar, i cili ka humbur kontrollin e mjetit dhe më pas ka dalë nga rruga.

I mituri i plagosur ndodhet në spitalin e Burrelit dhe pritet të dërgohet drejt Tiranës.

Policia po heton për zbardhjen e këtij aksidenti dhe rrethanave se si i mituri po drejonte i vetëm një makinë.