Me rastin e 70-vjetorit të lindjes së piktorit të njohur durrsak Nikolet Vasia, nxënësit e shkollës së mesme artistike “Jan Kukuzeli” në Durrës kanë hapur një ekspozitë pikture në galerinë me të njëjtin emër.
Për të kujtuar Vasinë, i cili para se të ndahej nga jeta ishte profesor në këtë shkollë artistike, nxëënsit ekspozuan rreth 120 punime të tyre.
Punimet ishin kryesisht në gjininë e peisazhit, portretit, natyra të qeta, aplikacione të ndryshme etj.
“Këto janë punime që nxënësit i bëjnë në shkollë ose jashtë saj. Kjo ekspozitë është në gjurmët e profesorëve të shquar që kanë dhënë mësim tek “Jan Kukuzeli”. Ne vazhdojmë traditën e tyre” tha njëra nga pjesëmarrëset.