Mediat greke publikojnë detaje të reja në lidhje me gomonen me drogë të kapur nga policia një ditë më parë, pasi ishte nisur nga jugu i Himarës.

Ndërsa ende nuk janë publikuar emrat e trafikantëve të arrestuar, saktësohet se gjatë ndjekjes, policia greke ka hapur zjarr në drejtim të gomones, duke lënë të plagosur njërin prej gjashtë trafikantëve të arrestuar, 4 shqiptarë dhe 2 italianë.

Droga e sekuestruar brenda gomones 12 metra të gjatë i kalon 2 ton.

Policia greke ka beret e ditur se operacioni nuk ishte rutinë, por se prej disa javësh kishin mbledhur informacione për këtë grup kriminal që ndiqte itinerarin Shqipëri-Greqi-Itali.