Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi duke drejtuar mjetin tip "Iveko" betonierë në fshatin Ishëm, ka aksidentuar fëmijën me iniciale E.J. 4 vjeç, banues në Ishëm.
Sipas njoftimit të policisë, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, janë referuar materialet hetimore për shtetasin me iniciale, V.M., 33-vjeç, banues në Manëz.
4-vjeçari i mitur, ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.





