Festat e nëntorit kanë mbërritur edhe në shkollën artistike "Jan Kukuzeli". Një program artistik ka mbledhur bashkë, në sallën e koncerteve të saj, mësues, prindër, nxënës, si dhe të ftuar të tjerë.

Ndonëse tematika ishte e përcaktuar në këtë aktivitet spikati shumëllojshmeria e pjesëve të interpretuara me pasion nga artistët e kësaj shkolle, gjë të cilën e konfirmon edhe vetë drejtuesi i këtij Institucioni, Orges Mema.

I konceptuar kryesisht me pjesë muzikore, ky aktivitet është kthyer tashmë në traditë, megjithatë çdo vit, ai ofron risi.

Orkestra e harqeve dhe nxënësja e kësaj shkolle, Klaudia Gjini, e cila është nderuar, së fundmi me disa çmime kombëtare dhe ndërkombëtare që  interpretoi koncert për piano dhe orkester nga Heiden, ishin risitë e këtij viti.

Orkestra e harqeve tashmë ka nisur të funksionojë normalisht, kori i shkollës dhe solistët me interpretimet e tyre dhuruan emocione, duke u duartrokitur gjatë nga të pranishmit.

Ky aktivitet spikati për profesionalizmin dhe repertorin e ngjeshur. Nga drejtuesit e kësaj shkollë është menduar që të realizohet një tur në Shqipëri pikërisht me këtë koncert.