Një 33-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi u përpoq të vriste të dashurin e ri të ish-gruas së tij.
Mediat italiane shkruajnë se 33-vjeçari nuk ruajti dot qetësinë, ndërsa nxori nga xhepat e xhaketës një tufë me çelësa dhe qëlloi të dashurin e ish-bashkëjetueses, në sy të vajzës së tyre 4-vjeçare.
Ngjarja ndodhi në Frignano të Italisë, ndërsa autori Aleks Hoxha tentoi të largohej nga vendngjarja.
Në denoncimin e saj, ish-gruaja e Hoxhës ka rrëfyer në polici makthin që kishte kaluar nga shqiptari në 12 muajt e fundit, pasi sipas saj, ai e kishte kërcënuar dhe përndjekur çdo ditë.
Aleksa Hoxha përfundoi në burg për tentativë vrasje dhe për përndjekje.





