11 shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pas shkatërrimit të bandës së hajdutëve në Milano.

Shtetasit e arrestuar janë të moshës 21 deri në 47-vjeç ndërsa karabinierët e Milanos kanë ekzekutuar urdhër-arrestimin për shqiptarët (10 në burg, 1 në arrest shtëpiak),

Banda e shqiptarëve akuzohet për një seri vjedhjesh, kryesisht në apartamente, por edhe në dyqane apo qendra tregtare në Milano dhe Pavese.

Deri më tani nuk dihet identiteti i shqiptarëve, ndërsa policia po heton për dokumentimin e plotë të rasteve.

Në videon e mëposhtme shihen dy persona, me xhupa me kapuç, njëri hipur sipër kangjellave të ballkonit të një apartamenti, ndërsa tjetri e mban që të mos bjerë.

Shqiptarët përdorin një mekanizëm, tip gërshërë hekurash, duke hapur nga sipër derën, e më pas futen brenda.