Policia shqiptare ka ekstraduar ditën e sotme një të dënuar në Angli. Sipas informacioneve rezulton se ky shtetas ka qenë i dënuar në Britani për trafik kokaine. Judmir Shazivari është dënuar atje me 14 vite burgim, por tashmë një pjesë të dënimit do ta vuajë në Shqipëri.
Rrjeti drejtohej nga Darren Lazarus, dhe shqiptari, Judmir Shazivari, 40-vjeç. Ata thuhet se ishin njohur në burg dhe trafikonin mbi 1 kg kokainë çdo javë në periudhën qershor 2013- prill 2014.
Njoftimi i Policisë
Më datë 23.11.2017, në P.K.K Rinas, u ekstradua nga Anglia në Shqipëri, shtetasi J.SH, vjeç 42, banues në Tiranë, i dënuar me 14 vjet burg për veprën penale “Trafikimi dhe shpërndarja e lëndëve narkotike”, ku ka kryer 3.9 vjet burg dhe është transferuar për vuajtjen e pjesës tjetër të dënimit.





