Persona ende të paidentifikuar i kanë bërë pritë një furgoni, dhe pasi e kanë ndaluar, kanë grabitur pasagjerët që udhëtonin me të.

Edhe pse u kanë marrë paratë dhe sendet me vlerë pasagjerëve, grabitësit nuk janë mjaftuar me kaq. Ata i kanë vënë zjarrin furgonit për të fshehur gjurmët.

Ngjarja  e rëndë ka ndodhur në fshatin Pult të Dukagjinit.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes.