Një ngjarje e rëndë raportohet këtë mëngjes kur një nga repartet e uzinës së naftës në Ballsh ka shpërthyer.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se si pasojë është plagosur edhe një punëtor, i cili është nisur drejt spitalit të Fierit.
Nuk dihet ende arsyeja e shpërthimit, ndërkohë që ende nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e policisë.





