Ditën e sotme, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në policinë e Tiranës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Erind Krakulli, 30 vjeç, banues në Tiranë

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në bazë informacioneve të marra në rrugë operative që dispononte Seksioni për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtim të goditjes së veprimtarisë të kundraligjshme në fushën e narkotikëve dhe drogave sintetike, psikotrope rezultonte se:

Shtetasi Erind Krakulli, shiste lëndë psikotrope të llojeve të ndryshme, por kryesisht “Ekstazi, MDMA”, me klientelë pranë shkollave të mesme në qytetin e Tiranës.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

  • 60 (gjashtëdhjetë) pilula të dyshuara si lëndë psikotrope (ekstazi)
  • 1 (një) krehër pistolete model 54
  • 4 (katër) fishekë luftarake model 54
  • 1(një) aparat celular i markës “Iphone 5”

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë për veprat penale të ‘’Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve ‘’ dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 283/1 dhe 278 e Kodit Penal.