Pas një kontrolli rutinë, dy shtetas shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane në qytetin e Foggia-s.

Dy shqiptarët e arrestuar  u vunë re teksa fshihnin diçka mes bimëve, që në fund rezultoi të ishte një "bukë" me rreth 500 gramë heroinë.

Gjatë kontrolleve të mëpasshme personale dhe të banesave u gjetën e 25 gramëve marijuanë. 

Abaz Vrapi 48-vjeç dhe Armand Hasa 29-vjeç, janë aktualisht në paraburgim në pritje të dënimit.