Me detajet e reja të zbuluara nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Angli, kur një shqiptar dhunoi në mënyrë brutale patrioten e tij, "The Sun" zbuloi se ai do të akuzohet për tentativë vrasjeje.
Blerta Sulaj kishte pësuar dëmtime të rënda, thyerje kafke dhe lëndime në shtyllën kurrizore, dhe për këtë iu desh të qëndronte në spital 4 javë.
I akuzuari, i quajtur Fatmir Stefasani, bëhet me dije nga prokuroria se e ka goditur me levë në kokë patrioten e tij. Dhe sipas dëshmisë së Blertës, ai i kërkonte që të martohej me të.
Ngjarja ndodhi disa muaj më parë në lagjen Fulham të Londrës në shtëpinë e Blertës. Megjithatë Fatmiri ka hedhur poshtë çdo akuzë që është bërë ndaj tij.
Sipas "The Sun" 49-vjeçari e kishte kërcënuar Sulajn duke i thënë: "Kjo është dita jote e fundit", dhe më pas e goditi fort në pjesë të ndryshme të trupit.
Dyshja shqiptare u takua kur Blerta ishte infermiere në vitin 2012, para se të shkonte në Angli një vit më parë në vendet e azilkërkuesve.





