Digjet qëllimisht gjatë natës, rreth orës 03:10 makina e një punonjësi policie në lagjen "Pavarësia" pranë palestrës se Mundjes në Vlorë. Policia dhe zjarrfikësja kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes duke bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa mjeti është dëmtuar pjesërisht në pjesën e përparme.

Mjeti tip ''Benz'' që është djegur është në pronësi të Zini Zenelajt, punonjës policie në Komisariatin e Policisë Vlorë.

Sipas policisë, dyshohet që zjarrëvënia të ketë qenë e qëllimshme pasi në pjesën e përparme te motori është konstatuar lëndë djegëse. Policia ka sekuestruar kamerat e bizneseve te lagja “Pavarësia” për të identifikuar autorët.

Kjo nuk është hera e parë që digjet makina e një punonjësi policie në Vlorë. Më 9 tetor, makina tip "Benz" e Dh.N., punonjës policie me funksion ndihmës/specialist zone në Komisariatin e Policisë Vlorë, u dogj teksa ishte e parkuar përpara shesh-pushimit të pallatit.