Lagja nr.12 në Durrës ka qenë ditët e fundit vendngjarja e disa sherreve për motive të dobëta.
Më i fundit është regjistruar një ditë më parë dhe sipas policisë në të kanë mbetur të përfshirë shtetasit A.B. dhe E.H.
“U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.B, vjeç 41, pasi dyshohet se, në lagjen nr. 12, ka goditur me grushte shtetasin E.H vjeç 49, të dy banues në Durrës”,njofton policia.
41-vjeçari akuzohet për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.





