Një lokal prej druri në zonën e Porto Romanos në Durrës është përfshirë nga flakët mesditën e sotme.
Fatmirësisht nga zjarri nuk ka persona të lënduar, ndërsa dëmet e shkaktuara janë vetëm materiale.
Forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve.
Po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe shkakun e zjarrit.





