Secialistët për Krimet në Durrës kanë arrestuar në flagrancë një 32-vjeçar që akuzohet se ka kryer marrëdhnëie seksuale me një të mitur.

Shtetasi Alfred Tereziu 32 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se në një hotel ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur me inciale  D.P. 13 vjeçe, banuese në Krujë.

Ndaj të riut rëndon akuza e “Marrëdhënies seksuale ose homoseksuale me të mitur”, duke qenë se e mitura ka pranuar me dëshirën e saj të bëjë seks me djalin 19 vjet më të madh se ajo në moshë.

Ndërkohë vajza e mitur ishte shpallur në kërkim nga blutë e Krujës, pasi kishte alarmuar familjarët e saj duke mos u kthyer në banesë që pas mbarimit të mësimit. Sipas rrëfimit të motrës së saj 24-vjeçare në ambientet e policisë, 13-vjeçarja ishte nisur si çdo ditë në shkollë, por në mbarim të mësimit të premten më datë 17 nëntor, nuk është kthyer në shtëpi.

Pas punës së bërë nga policia, u zbulua se ajo kishte qëndruar në hotel me të dashurin e saj, ku edhe kishte konsumuar aktin seksual.

Çështja i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.