Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar prej muajsh, pasi akuzohet për trafik droge.

Bëhet fjalë për një shqiptar 36 vjeç, ndaj të cilit drejtësia italiane kishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar.

Ai kërkohej në të gjithë Europën, por ka rënë në prangat e policisë greke në Janinë.  Sipas policisë greke, shqiptari duhej të vuante një dënim prej 4 vitesh e dy muaj burg.

 Ai ishte dënuar për trafik droge.