Dy të rinj, 17 dhe 18 vjeç, janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta, një ditë më parë në Durrës.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar.
Nga burime policore mësohet se 17-vjeçari M.K. nga Durrësi ka goditur me mjete të forta shtetasin K.Ç. 18 vjeç, banues në Xhafzotaj Shijak.
Ky i fundit ka mbetur i plagosur lehtë si pasojë e dhunës së ushtruar.
Adoleshenti nga Durrësi akuzohet për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.





