Migena Kellezi, vajza nga Elbasani e cila u vra nga bashkëshorti dy javë më parë është përcjellë sot për në banesën e fundit.
Miq, familjarë e të afërm morën pjesë në ceremoninë mortore, ku i dhanë lamtumirën 30-vjeçares. Migena Kellezi u vra nga i shoqi në Gradisca d’Isonzo.
Bashkëshorti, Dritan Sulollari, u burgos në Gorizia, pasi tha se nuk mbante mend se çfarë kishte ndodhur. Çifti me një djalë 8-vjeçar ishte në prag të divorcit.





