Një 38-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga blutë e Durrësit, pasi duke drejtuar automjetin tip Benz ka aksidentuar shtetasin këmbësor M.H., 76 vjeç, banues në Durrës.

NJOFTIMI I PLOTË

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:

• Arjet Bajramaj 38 vjeç, banues në Durrës.

Në lagjen Nr.14 Durrës, duke drejtuar automjetin tip Benz ka aksidentuar shtetasin këmbësor M.H. 76 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasi i mësipërm ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" parashikuar në nenin 290 të Kodit Penal.