Policia greke ka arrestuar një 20-vjeçar shqiptar, pasi po transportonte 142 kg marijuanë me automjetin e tij.

20-vjeçari është arrestuar në një operacion të zhvilluar në kufirin greko-shqiptar, në Aetopera, Janinë.

Në makinën e shqiptarit janë gjetur 6 çanta të cilat përmbanin 107 pako me 142 kg  e 500 gram marijuanë, si dhe 100 euro dhe 2 celularë.