Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Kapet dhe ndalohet një shtetas nga Dibra, i shpallur në kërkim nga blutë e Durrësit për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” për një ngjarje të ndodhur para dy vjetësh.
Nga Strukturat e Komisariatit të Policisë Dibër u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Ramadan Hoxha, 60 vjeç, banues në Muhurr, Dibër. Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas me vendimin nr.800, datë 16.09.2015 të Gjykatës Durrës është dënuar me 4 muaj burg për veprën penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 të Kodit Penal.
U njoftua DVP Tiranë pasi personi në kërkim ka qenë për llogari të kësaj Drejtorie.
Ngjarja
Dy vjet më parë, më 22 prill të 2015-s, Ramadan Hoxha është kapur në flagrancë duke i dhënë 50 euro punonjësit të Pikës së Kalimit Kufitar në Portin e Durrësit, me qëllim që ta linte të kalonte për në Itali, pasi më parë ishte refuzuar kalimi i tij, raporton “DurrësLajm”.





