Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mesditën e sotme ndërsa kanë qënë banorët ata që kanë lajmëruar policinë.

Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet, në Unazën e Re, e njohur si zona e Astirit në Tiranë.

Në vendngjarje është gjetur një 22-vjeçar i plagosur, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës.