Ishte lënë nga gjykata e Durrësit në “Arrest shtëpie”, por përveç largimit nga vendi i qëndrimit kishte konsumuar edhe dy vepra të tjera penale.
Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë 42-vjeçarin A.V.
Para se të largohej nga shtëpia, ku gjykata e Durrësit e kishte lënë në masë arresti, ky shtetas ka goditur me grushte dhe ka kanosur me thikë bashkëjetuesen e tij, shtetasen M.K. 38 vjeç, nga Durrësi.





