Obama-Romney, gati prova e zjarrit
Debatet mes kandidatëve presidencialë të emëruar prej partive politike kryesore janë bërë një ngjarje e përhershme para-zgjedhore në Shtetet e Bashkuara. Deri tani, secili kandidat për president ka siguruar shumë përkrahës. Por ka ende njerëz të pavendosur që duhen bindur, vota e të cilëve mund të vendosë zgjedhjet.
Debatet mes kandidatëve presidencialë (zakonisht zhvillohen tre të tilla dhe nga një për pretendentët për nënpresident) shërbejnë si “fazë finale”, në garën për Shtëpinë e Bardhë. Gjatë pjesës më të madhe të fushatës, kandidatët paraqesin qëndrimet e tyre në mesazhe të shkurtra, të përshtatshme për transmetim në televizion. Por, shumë votues, para se të hedhin votën e tyre, duan që konkurrentët për Shtëpinë e Bardhë të japin më shumë detaje rreth çështjeve kryesore.
Debatet kanë si qëllim t’u ofrojnë kandidatëve mundësi më të mëdha për të shpalosur pikat kryesore të programit apo qëndrimin e tyre për çështje specifike të ndjeshme për opinionin publik. Edhe pse këto përballje të kandidatëve quhen debate, mënyra se si organizohen i ngjan më tepër një interviste, ku pyetjet u drejtohen kandidatëve nga një moderator i caktuar.
Prania e një drejtuesi është menduar si një mënyrë për të kontrolluar debatin. Dy debatet me intervistues janë të ndarë në çështje të politikës së brendshme dhe të jashtme. I treti organizohet si një debat në sallë, ku qytetarët mund t’u drejtojnë vëtë pyetje kandidatëve. Debatet televizive kanë qenë pjesë e të gjitha zgjedhjeve presidenciale që nga viti 1976, por ato u zhvilluan edhe në vitin 1960, kur u përballën senatori demokrat Xhon Kenedi dhe zv/Presidenti republikan, Richard Nixon.
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Dario Baccin është drejtori i ri sportiv i Interit, Marotta: Zgjedhje inovative
Pagat e magjistratëve, Shoqata e Gjyqtarëve reagon ndaj Ministrisë së Financave: Qëndrim kundër vendimit të Kushtetueses, mund të ketë kallëzim penal
Hetimet për Ballukun, merret në pyetje nga SPAK biznesmeni Alban Eftimi
Sherr mes dy shoferëve të furgonëve në Kavajë, njëri dëmtohet në kokë





