Kryeredaktorja e revistës më të njohur në mbarë botën për modën, Anna Wintour, është një nga financueset më të rëndësishme të fushatës elektorale të presidentit Barak Obama.
Në bazë të të dhënave të bëra publike nga e përditshmja The New York Times kryeredaktorja e “Vogue” renditet e katërta në listën e financuesve më të mëdhenj të fushatës së kreut të shtëpisë së bardhë.
Wintour ka arritur të mbledhë për Obamën rreth 2.7 milion dollarë gjatë dy viteve të fundit.