Kryeministri Edi Rama ka uruar ndjekësit e tij si çdo mëngjes për një ditë të mbarë. Postimi i tij sot shoqërohet nga videoja e “CNN”-it për mollën, të njëjtën video që publikoi edhe Saimir Tahiri një ditë më parë në faqen e tij të “Facebook”-ut, teksa falënderonte ndjekësit e tij për urimet e ditëlindjes.
“MIRËMËNGJES 
dhe me këtë video të thjeshtë për Mollën, Kazanin dhe Bananen, ju uroj një ditë të mbarë
”, shkruan Rama.





