Nga Flamur Vezaj

Byroja Politike, uf me fal anetaret e majte te Keshillit te Mandateve paskan marr rolin e gjyqtareve! Meqense votuan politikisht ndryshimet e reja Kushtetuese, ketyre i eshte mbushur mendja se bejne edhe gjyqtarin! Ta mendosh qe keni gjithe keto vite qe na flisni brockulla per zbatimn e Vetingut dhe kur ju cenohet kryetari Partise ne Tirane e kolegu deputet, reagoni ne kete forme! Nuk keni faj, se ju kane urdheruar ta mbroni se me kete mbrojtje i siguroni garanci shefit tuaj nga kercenimi i ish-ministrit se do te flas! Po pse nuk mbajtet te njejtin qendrim kur prokuroria ngriti akuze ndaj Tom Doshit e Mark Frrokut, veper gati qesharake ne krahasim me keto ndaj Tahirit! Pse nuk mbajtet te njejtin qendrim ndaj deputeteve qe shkelen ligjin per Dekriminalizim! U habita edhe per etiketimet ndaj prokuroreve, te mire apo te keqinje perfaqesojne organin e akuzes dhe qe ligji i jep te DREJT atyre te ngren akuze ndaj cdo personi dhe jo juve ti beni gjyqin prokuroreve! Nuk e fusin ne burg prokuroret Tahirin, akoma se keni kuptuar, ate e bene Gjykata dhe eshte kjo e fundit qe vlerson provat e prokurorise dhe vendos ta artestoi apo ta hetoj ne gjendje te lire o njerez te mire! Prokurori kerkon dhe VENDOS Gjykata!!!

Pastaj pse nuk merreni me faktet por merreni me emrat se mire ata dy qe jane Tropojane dhe nuk e mohojne, ku njeri eshte nip i tre te pushkatuarve nga regjimi komunist dhe tjetra mbesa e nje nga shume deshmoreve komunist te dekoruar ne kohen e regjimit! Meqe ra fjala eshte puna e kesaj prokurore E.Imeraj qe kryeministri dhe shpura e tij per 4 vjet mburret se Shqiperia ka luftuar terrorizmin dhe ne asnje rast nuk e etiketuat me origjinen! Po me Gent Osmanin cpatet qe e bete tropojane, se ai ne fakt eshte me origjine nga Kruja dhe sigurt eshte urdheruar nga Skenderbeu qe te ngre akuza ndaj Tahirit pasi edhe te kembet e kalit te tij me dijenin e policise u mbollen ca fidane hashashi dhe nga aroma e saj kali i tij terbohej!

Po pse more i deshpruar, mbrohet vetja duke akuzuar te tjeret, po ti ishte 4 vjet minister dhe kishe te gjitha mundesit te hetoje ngjarjet e Gerdecit, Rrugen e Kombit, 21 janarin, Berishen, Meten, Lulin, Shkelzenin, Llallen etj etj dhe nuk i bere. Kush te ndaloi? Po moral ke te flasesh tani? Pse mashtron militantet me keto deklarata bajate dhe te dal boje se sa here qe ndiheni ngusht turreni ndaj tjereve, ti mendon se te beson njeri ato qe thua?? Gjithesesi edhe une po ju them fjalen e atij qe “ndersen” turmat kunder gazetareve se “skeni pa asgje akoma”! Italia ka bere detyren edhe me pergjime ndryshe nga drejtuesit e Policise qe i akuzuari per “trafik droge” i ka emeruar dhe qe ne asnje rast nuk referonin material ne prokurori per hashashin dhe kanabizimin e Shqiperise! Sa here politika ka fut hundet ne ceshtje penale dosjet e provat jane shkaterruar pasi edhe ky rast pavaresisht sfondit politike ka element dyshimi te vepres penale! #suksese_ne_mbledhjen_e_radhes#