Ndërrohet sërish drejtori i portit të Durrësit.
Drejtori Ekzekutiv i Autoritetit Portual të Durrësit Aleksandër Lipivani ka dhënë dorëheqjen nga posti ditën e hënë më 16 tetor.
Burime të sigurta konfirmojnë për “DurrësLajm” se në krye të APD-së do të jetë nëndrejtori i APD-së Artjan Qirici.
Aktualisht, që prej ditës së dorëheqjes, është z. Qirici ai që po mban detyrën e drejtorit ekzekutiv të Portit të Durrësit.
Sipas të njëjtave burime, mësohet se ditën e hënë pritet të bëhet emërimi zyrtar i z. Qirici, pas mbledhjes së Këshillit Drejtues me propozim të ministrit të Infrastrukturës.
Lipivani mbajti detyrën e drejtorit ekzekutiv për rreth një vit, që më 4 nëntor 2016.
INFO/CV e z.Artjan Qirici
Diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dhe Elektrike.
1985-1987 – inxhinier mekanik në kombinatin ushtarak Poliçan.
1988 – mars 1991 – inxhinier teknolog në uzinën mekanike të naftës, Kuçovë.
Mars 1991- dhjetor 1993 – drejtues teknik në një nga kompanitë më të mëdha të anijeve të udhëtarëve “Hilo- Lines” si dhe të mallrave “Sea-Coral” në Pire, Greqi. 1994-1995 – diplomuar si “2- Engineer Shipping” dhe ka punuar si mekanik II në anijen “Hydrofoil’s & Cargo Ship”.
1995-1997 – bashkëpronar dhe menaxher në kompaninë private “General Ship Repair”, “Pegasus”, Greqi.
Mars 1997- tetor 2013 – drejtor ekzekutiv në kompaninë “Aris Qirici&Co LTD”.
Nëntor 2013 – tetor 2017 – nëndrejtor i Autoritetit Portual Durrës.
S.L.