Pasi ka përfunduar mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, menjëherë pas saj janë postuar disa foto në “Facebook”, ku shfaqet Presidenti Ilir Meta duke bërë qitje.
Fotot janë publikuar nga miku i tij njëherazi analist dhe eksperti i sigurisë Ilir Kulla.
Presidenti Meta ka marrë maksimumin, duke goditur 10, ndërsa ai vetë tre 9-ta.
Ilir Kulla shkruan: “Konkurrencë e fortë me presidentin në tabelë në poligon qitje, ai mori një 10 e unë tre 9-ta!”
Interesante kjo zgjedhje e Metës, pikërisht ditën kur kryeministri Edi Rama lëshoi akuza ndaj ish-aleatit të tij LSI.





