Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës ‘bombë’ së lëshuar nga ambasadori amerikan në vendin tonë, Donald Lu, lidhur me 4 klanet që mbajnë nën kontroll 20 familje kriminale në Shqipëri.

Me anë të një statusi në faqen e tij në “Facebook”, Shkëlzen Berisha pyet: “20 grupet kriminale përse nuk u denoncuan para zgjedhjeve? Apo për të mos u folur në dorë?”

shkelzen

Vetëm pak ditë më parë, ambasadori amerikan Donal Lu foli lëshoi akuza të forta dhe i dha mesazh të qartë qeverisë për klanet kriminale që kanë korruptuar edhe drejtësinë shqiptare, duke folur edhe me emra konkretë, si: Emiljano Shullazi, Lulzim Berisha dhe Klement Balili.