Nga sot, postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste do ta mbajë Taulant Balla.
Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, që u mbajt paraditen e sotme në hotel “Tirana”, Gramoz Rurçi dha dorëheqjen nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm për shkak të detyrës së re si kryetar i Parlamentit të Shqipërisë.
“Boshllëkun e detyruar por aspak të mirëpritur që lë Sekretari i Përgjithshëm i PS-së do ta përmbushë për analogji kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Është njeriu i duhur të marrë menjeherë detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm”, deklaroi Edi Rama.





