Gramoz Ruçi ka deklaruar dorëheqjen si Sekretar i Përgjithshëm i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Kjo deklaratë u bë ditën e sotme në mbledhjen e Asamblesë së PS-së.

“Dua të njoftoj për dorëheqjen time si sekretar i përgjithshëm i Asamblesë Kombëtare”, u shpreh Ruçi.

Arsyeja e dorëheqjes së tij është detyra e re që ka marrë si kryetar i Kuvendit të Shqipërisë.