Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka përjashtuar nga seanca e Kuvendit kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Pasi njoftoi përjashtimin e Bashës vetëm nga një seancë, Ruçi njoftoi 5 minuta pushim për qetësimin e situatës në Kuvend dhe t’i linte kohë Bashës, sipas tij të ndërgjegjësohej dhe të linte sallën e Kuvendit.
Ruçi njoftoi se ai nuk ka të drejtë të pushtojë foltoren. “Do ndëshkohesh dhe nuk dua ta nis seancën me ndëshkimin tuaj si deputet, zoti Basha ke pushuar foltoren. Tërheq vërejten sipas rregullores”, tha Ruçi dhe njoftoi 5 minuta pushim.





