Kreu i PD-së Lulzim Basha i ka vënë një kusht kreut të Parlamentit Gramoz Ruçit duke i kërkuar që të mblidhet Konferenca e Kryetarëve tani, pasi nuk mund të shtyhet me një javë diskutimi për reformën zgjedhore.
“Ky biçim parlamenti po degradon nga dita në ditë. Sot kemi si rend të ditës reformën zgjedhore. PD ka caktuar për debat emrat e PD-së. Ju vini të papërgatitur këtu për debat. Mblidh konferencën e Kryetarëve tani. Ky parlament nuk është punë e mazhorancës, as e jotja, prandaj ndërpre tani seancën, konstato kush ka përgjegjësinë për këtë problem.
Keni lepurin në bark, jeni në hall me “Rrugën e Elbasanit”. Ose bëhu përgjegjës për bllokimin total të punimeve të këtij parlamenti, vendos për një afat të arsyeshëm debati, s’mund të shtyhet me një javë, ne kemi kërkuar orën 4, por kjo seancë smund të procedojë në shkeljen e rregulla”, u shpreh Basha.





