Ambasadori Amerikan në vendit tonë, Donald Lu i cili është vënë në qendër të vëmendjes mediatike për deklaratat e tij të forta, ka bërë sot një tjetër deklaratë, por ndryshe nga e para. Në muajin janar ai mbush tre vite në Shqipëri dhe pyetjes se nëse do të largohet ai i përgjigjet:
"Ka qenë një nder i madh për mua dhe familjen time që kemi qenë këtu në Shqipëri në këto dy vite e gjysmë. E kemi shijuar aq shumë mikpritjen shqiptare sa kam kërkuar të qëndroj edhe më gjatë në këtë vend të bukur. Kam në plan të largohem nga Shqipëria në verën e vitit 2018. Deri atëherë, kemi shumë më tepër për të bërë sëbashku."





