Dy shtetas grekë, 42-vjeç dhe 30-vjeç, janë arrestuar pasi po transportonin me makinë lëndë narkotike. Në sajë të operacionit anti-drogë nga policia greke, është sekuestruar 107.8 kilogramë kanabis sativa, në zonën e Igumenicës pranë kufirit me Shqipërinë. Të arrestuarit u kapën teksa udhëtonin me makinë, brenda së cilës kishin fshehur sasinë e lëndës narkotike.
Gjatë kontrollit në automjetin që është në pronësi të 42-vjeçarit, u gjetën 12 pako me drogë me peshë 107.8 kg kanabis. Dy të arrestuarit janë dërguar në Prokurori dhe do të merren në pyetje për transportin e drogës, për të mësuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Hetuesit kanë dyshime se kanabisi e ka origjinën nga Shqipëria.





