Një 60-vjeçare, pronare e një lokali në Tiranë, është arrestuar ditën e djeshme nga policia pasi kishte vënë në dispozicion ambientet e biznesit të saj për shfrytëzim prostitucioni.

Në pranga ka rënë Rolanda Qose, banuese në Tiranë. Policia ka proceduar në gjendje të lirë gjithashtu një 46-vjeçare dhe një 40-vjeçar për prostitucion.

Arrestimi i 60-vjeçares Qose u krye pasi në Vaqarr, në lokalin e saj i siguronte klient për ushtrim prostitucioni shtetases M.Gj 46 e vjeçe, e cila u kap në flagrancë nga shërbimet e policisë, me shtetasin E.M., 40 vjeç.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”në ngarkim të shtetases Rolanda Qose, dhe për veprën penale “Prostitucioni”,në ngarkim të shtetaseve M.Gj. dhe E.M.