Një 17-vjeçare e cila u denoncua e zhdukur nga babai i saj është gjetur e varur me litar në një pishë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kukës, ku vajza u gjet e pajetë gjatë kontrollit në territorin e fshatit Pistë, në kodër.
Policia thotë se adoleshentja me iniciale A.H. ka qenë shpallur në kërkim për largim nga banesa, pasi më datë 02.09.2017, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Kukës, babai, shtetasi B.H., ku ka denoncuar largimin e saj nga banesa.”
Nga ekspertiza mjeko-ligjore, në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune. Dyshohet që ajo të jetë vetëvarur.
Ndërkohë që po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Materialet për veprime të mëtejshme do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.





