Një tërmet i fuqishëm ka shkundur Meksikën gjatë ditës së martë, duke shkaktuar shkatërrimin total të disa ndërtesave.

Një shqiptar ka arritur që të filmojë pamjet e frikshme ku njerëzit bien në rrugë, ndërsa ndërtesat e gjithçka përreth nis të shembet, video e cila u publikua nga “JOQ”.

Shkalla e shkatërrimit apo viktimave në njerëz ende nuk bëhet e ditur, por njerëzit ia mbathën me të katra nga ndërtesat e banimit apo punës, përgjatë sheshit qendror “Reforma”.

Qendra e tërmetit është në lindje të qytetit Puebla.

Deri më tani, raportohet se shumë se 200 persona kanë vdekur si pasojë e tërmetit.