Një aksident “si në filma” është shënuar vetëm dy ditë më parë pranë një karburanti në Fushë – Bulqizë.

Teksa një i ri kalon rrugën dhe tenton të kthehet sërish pas me motorin e tij, në një moment një automjet me shpejtësi e merr përpara dhe e fluturon në ajër.

Në pamjet e publikuara nga “JOQ.al” mund të shihen momentet tmerruese, kur pasi ka “fluturuar” të riun, makina përplaset me karburantin.

Fatmirësisht, nga ky aksident nuk ka pasur pasoja të rënda. Personat e përfshirë në të kanë marrë vetëm lëndime dhe për fat të mirë është shmangur dhe tragjedia.