Zlatan Ibrahimovic po vazhdon të stërvitet pa pushim për të rikuperuar formën, dhe për t’u kthyer në dispozicion të Manchester United pas dëmtimit të pësuar prillin e kaluar. Zlatan do të kthehet në janar, por objektivi është ai që të kthehet më parë.
Ndërkohë, “Mail onLine” ka shkruar se Ibra ka nxjerrë në shitje vilën ku ka qëndruar sezonin e kaluar. një vilë në Cheshire, e cila kishte një qira 36 mijë euro në javë. Gjashtë dhoma gjumi, gjashtë banja, një dhomë lojërash me bilardo dhe tavolinë ping-pongu, një qilar vere, një bar, pishinë, kopsht, hapësirë për barbecue. Prona quhet Green Meadows dhe është në stil italian.
Tani ka dalë në shitje për 6 milionë euro!





