Policia britanike ka shpallur fajtor dhe dënuar me burg, bandën kriminale e cila trafikonte shqiptarë drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Pas kontrolleve të ushtruara në pikat kufitare të Francës dhe Belgjikës, autoritetet e huaja zbuluan persona të cilët po trafikoheshin. Të gjithë anëtarët e bandës u akuzuan për komplot, për të lehtësuar kryerjen e një shkelje të ligjit të emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar nga persona që vijnë nga shtete jo anëtare të BE dhe u dënuan dje në Canterbury Crown Court në Kent.

Vullnet Karaj u dënua me  5.5 vjet burg, Eduart Karaj me 5 vjet, Ilir Hani u dënua me 4 vjet burg. Ndërkohë për shtetasit britanikë  Jason Cowley dhe Lee Anderson iu dhanë 30 muaj burgim, ndërsa Gillian Barker mori një dënim prej 20 muajsh.